Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka mbajtur një fjalim në mbrëmjen gala të më të mirëve të vitit 2022 të Superiores, gjatë të cilit zbuloi arsyen e mungesës së mungesën e kryeministrit Edi Rama.
Sipas Dukës, Rama nuk ishte i pranishëm në sallë, sepse është i sëmurë. Megjithatë, nuk dihet ende çfarë problemi ka pasur kryeministri.
“Një falenderim të veçantë për të ftuarit e nderit të kësaj mbrëmjeje: Ministren, Evis Kushi, Një falenderim për përfaqësuesit diplomatikë, Shkëlqesinjtë Ambasadorë e stafet e tyre.
Një falenderim i veçantë për Presidentin e Federatës së Kosovës, mikun e çmuar Agim Ademi
E po ashtu i uroj Mirëseardhjen mikut tonë, ish-futbollistit të Kombëtares së Francës e Realit te Madridit, Kristian Karembe dhe aktualisht trajnerit të Kombëtares, Silvinjo. Një faleminderim edhe për kryeministrin Rama, i cili është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm”, tha Duka. /albeu.com