Rama replikon me “Rai 3”: Keqardhje që na keni krahasuar me Kremlinin

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish këtë të enjte drejtorit të programit investigativ “Report” në “Rai 3”, Sigrido Ranuçi, pas krahasimit që ky i fundit bëri mes tij dhe Kremlinit.

Në një reagim për mediat shqiptare, Ranuçi u shpreh se ndërhyrja e Ramës pas investigimit për marrëveshjen me emigrantët, duke telefonuar drejtorin e “Rai 3”, është e njëjtë me atë të Rusisë.

Rama shprehu keqardhje për këtë krahasim.

“Është për të ardhur keq që ju e krahasoni telefonatën time shumë civile me ndërhyrjet e Kremlinit, që pretendohet se janë kryer në programin tuaj. Të paktën për respektin që i detyrohemi viktimave të Kremlinit, nuk do ta krahasoja me aq lehtësi poloniumin e përdorur për të censuruar me vdekje kundërshtarët e parehatshëm me një telefonatë të ndodhur pas një censure të pësuar”, tha kryeministri.

Rama hodhi poshtë edhe pretendimet se ka dërguar notë proteste ndaj televizionit italian.

“Më vjen keq gjithashtu që gënjeni për një notë proteste që unë i paskërkam thënë drejtorit gjatë telefonatës, tashmë shumë të famshme. Në të vërtetë nuk kam njoftuar asnjëherë një notë të tillë dhe as nuk mund ta dërgoj. Në të vërtetë nuk kam folur kurrë për një letër të tillë dhe as duke u kufizuar vetëm në vëzhgimin e një ngjarjeje surreale në programin e tij, ku fillimisht censurohen përgjigjet e kërkuara dhe më pas sulmohen të censuruarit se nuk janë përgjigjur”, tha Rama.

Edhe një herë tjetër, Edi Rama akuzoi gazetarët italianë se kanë gabuar në investigim, duke censuruar përgjigjet e Sekretarit të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, përgjigje të cilat emisioni “Report” ka paralajmëruar se do të publikohen në vijim të dokumentarit të dielën./albeu.com


Shtuar 25.04.2024 12:26