Rama nga Elbasani ka deklaruar se dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do t’i bëjë të humbasin qetësinë.
“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”, tha Rama.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se sot në Elbasan ndodhi një përplasje me armë mes aktivistëve të PD-së dhe PS-së ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. /albeu.com/
