Rama reagon pasi Shehaj mori dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në: Uroj, por nuk besoj se prokuroria do t’i tregojë vendin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes në Kuvend, ku Agron Shehaj mori dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në dhe u largua me vrap.

Përmes një videoje që tregon çastin e largimit të Shehajt me dokumentin, kreu i Qeverisë e cilësoi drejtuesin e Partisë Mundësia si “ballist”, duke thënë se ky veprim dëshmon se “vesi del me shpirtin”.

Të lidhura

None found

Rama i kërkoi gjithashtu prokurorisë që ndaj tij të zbatohet vendi i përcaktuar nga ligji.

Sipas kryeministrit, personi që mori dokumentin e klasifikuar dhe u largua me vrap është një ballist që quan hajdut këdo që i del përpara. Ai e krahasoi largimin e tij me vrap me atë të ballistëve pasi hynin në kotec për të vjedhur pula, duke shtuar se kështu u vërtetua publikisht se vesi largohet vetëm bashkë me shpirtin.

Rama shkroi se uron, megjithëse nuk shpreson, që prokuroria t’i caktojë kësaj “sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje” vendin që ligji parashikon për grabitësit e dokumenteve të klasifikuara. Ai shprehu njëkohësisht keqardhje për vajzën e pafajshme dhe falënderoi Zotin që ajo shpëtoi pa dëmtime serioze gjatë rendjes në panik pas atij që e quajti hajdut.


Shtuar 27.07.2026 19:41

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al