Rama reagon pas takimit me Melonin dhe Sunak në Romë: Folëm për potencialet e bashkëpunimit trilateral

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin që zhvilloi në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak. Në postimin e tij në rrjete sociale Rama shkruan se folën për bashkëpunimin trepalësh. Më herët qeveria italiane njoftoi se pasi ranë dakord mbi nevojën për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Evropë në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar, udhëheqësit ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore.

“Romë – Me kryeministren Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, për potencialet e bashkëpunimit trilateral”, shkruan Rama.

 


Shtuar 16.12.2023 17:50