Rama publikon pamjet nga Bypass-i Vlorës: E hapim këtë sezon turistik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Bypass-it të Vlorës, një segment i rëndësishëm për jugun që lehtëson ndjeshëm trafikun.

Rama shkruan se pritet të hapet këtë sezon turistik.

“MIRËMËNGJES

dhe me Bypass-in e Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve, lehtësimin e trafikut dhe për zhvillimin turistik të qytetit bregdetar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se verën e kaluar, bypass-i u hap edhe pse nuk kishin përfunduar ende. Rruga ishte funksionale vetëm gjatë verës, dhe pas sezonit u mbyll./albeu.com

Shtuar 12.05.2022 08:17