Rama publikon orën e çeljes së fushatës së PS-së: Më 12 prill në orën 12 mblidhemi në Sheshin Skënderbej

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar hapjen e fushatës elektorale për Partinë Socialiste, duke caktuar datën 12 prill si momentin kur do të mblidhen mbështetësit e tij në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Rama ka theksuar se ngjarja, e quajtur “Shqipëria 2030 në BE”, do të jetë një festë që do të përkujtojë përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një postim, ai tha:12 prill nga 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv”.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Rama.


Shtuar 8.04.2025 15:26