Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur me situatën e krijuar sot në seancën e parë plenare, ku opozita bllokoi foltoren.

Lidhur me këtë situatë, Rama zbulon se Diella e ka këshilluar të mos e pengojë kundërshtarin kur gabon.

“Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, ka qenë përgjigja e Diellës për kryeministrin.

Postimi i Ramës:

Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha:

Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!

Si i bëhet e pyeta?

Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon😬

 


Shtuar 12.09.2025 11:16