Rama postoi foton e familjes së ndjerë në Ukrainë, qytetari: Shiko popullin tend, ai është i pari për ty

Kryeministri Edi Rama, ashtu si shpesh herë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrianës ka zgjedhur të postoi foto prekëse në rrjetin e tij social “facebook”.

Ditën e sotme ai ka publikuar një foto të një familje të ndjerë e cila ka humbur jetën nga lufta në Ukrianë, mirëpo të shumtë kanë qenë qytetarët që i kanë kujtuar Ramës se më parë duhet të shohë dhe të kujdeset për popullin e tij sesa për Ukrainën.

Këtyre komenteve, kryeministri i është përgjigjur vetëm me një fjalë “TURP”.

Komenti i qytetarit: “Shiko popullin tënd. Populli yt duhet të jetë i pari , vend 2, 3, 4, 5 s’ka. Aty nga vendi 6 vra mendjen për të drejtat e grave në Afrikë ose ku di unë se cfarë,”.

Përgjigja e kryeministrit: “TURP”.