Rama: Po flasim me Yuri Kim për krijimin e një qendre ekselence për mbrojtjen kibernetike

Kryeministri Edi Rama, nga Kuçova ku ishte i pranishëm në nisjen e punimeve për modernizimin e baznës ajrore të NATO-s tha se po diskuton me  ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në lidhje me një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike.

“Përmend ambasadoren e bashkuar në vend e pa vend… por kjo është e vërteta, falë angazhimit të saj, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n. Gjera të pabesueshme, siç dukej edhe ndërtimi i kësaj baze. Po falë partnerëve të duhur, por edhe falë teknologjisë dhe informacionit mund ta bëjmë realitet edhe këtë që sapo thash. Shefi i Shtabit nënvizoi një element që në këndvështrimin tim është fillesa e një filli që i lidh të gjitha bashkë. Jemi në një pozicion të favorshëm që Defender, të rikthejmë sërish në 2023. Besoj që ky element flet shumë, pasi kemi shumë për të marrë akoma në kuptimin e zhvillimit, pasjes së një peshe specifike në kuadrin e NATO-s dhe nga ana tjetër na jep mundësi që të mësojmë. Nga cilësua mund të bëhet një model i shkëlqyer edhe një shembull kuptimplotë për vende të vogla, apo edhe pak më të mëdha se vendi ynë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 20.01.2022 12:04