Rama përshëndet Zahon nga mitingu në Tiranë: Linda nuk e la të vinte!

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme gjendet në mitingun përmbyllës në Tiranë ku ka thënë fjalën e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga sheshi ai përshëndeti djalin e tij të vogël Zahon, i cili sipas Ramës donte të vinte në shesh por nuk u lejua nga bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama.

Edi Rama: Shumë faleminderit të gjithëve, shumë faleminderit. Me lejen tuaj dua të përshëndes Zahon nga këtu sepse donte të vinte, po Linda i tha Zaho nuk mund të shkosh atje sepse nuk voton.
Zaho tha kur do votoj unë, do votosh kur të rritesh.

Po mirë kur unë të rritem, ti do të më votosh mua i tha të ëmës. Unë nuk i thashë Zahos që për të shkuar deri këtu duhet të bëjë shumë patronazhime. /albeu.com/


Shtuar 22.04.2021 19:16