Rama për BBC radio: Shqiptarët janë në një mendje për strehimin e afganëve, Europa ka humbur ndjeshmërinë (VIDEO)

Kryeministri i vendit Edi Rama nga Sllovenia ka folur për radio BBC rreth çështjes më të nxehtë të momentit që ka prekur Shqipërinë, atë të strehimit të refugjatëve politik afganë.

Rama tha se Shqipëria po i ofron atyre thjesht një strehë për të futur kokën dhe për t’i shpëtuar bombave në vendin e tyre.

Për kryeministrin kjo është një detyrë për të gjitha vendet Europiane, pavarësisht se pjesa më e madhe e tyre nuk shprehin ndjeshmëri për këtë çështje.

Ai shtoi se fatmirësisht shqiptarët janë në një mendje për sa i përket kësaj çështjeje, pra shumica e popullit është pro strehimit të tyre./albeu.com


Shtuar 1.09.2021 08:20

Tags: