Rama pas marrjes së çmimit në New York: Truproja i Clinton më tha se jam hero

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork, në ceremoninë e marrjes së çmimit “Vital Voices Global”.

Gjatë fjalës së tij Rama tha, Rama tha se para se të takonte sekretaren Clinton, truproja i saj e kiste quajtur hero.

Më tej vijoi të thoshte se nuk ishte hero, për të, heronj janë njerëzit që strehuan hebrenjtë.

“Modestia nuk është pika ime e fortë, jam i sakëlldisur për nderimin e jashtëzakonshëm që më bëtë, sepse kjo më duket një shenjë alarmuese për botën ku jetojmë. Përpara se të mbërrinte sekretarja Clinton, ‘hija e saj’ (i referohet truprojës), në fakt është hije shumë e bukur, më tha se unë isha hero. Por unë nuk jam hero, e mëqë po flasim për heronj dua t’ju them ju që heronjtë janë njerëz të tjerë. Janë ata që strehuan herbrenjtë”, tha ndër të tjera Edi Rama, ndërsa vijoi:

“Të jesh kryeministër i një vendi të NATO është një gjë shumë e thjeshtë, pasi nuk të takon ty që të marrësh vendimet. Në gusht unë u njoha me rastin e grave afgane, dhe ai më tha, a duhet të të telefonojë sekretarja Clinton, jo i thashë, le ta bëjmë këtë punë, dhe nëse nuk do të harrojë le të më marrë. Të gjitha gratë janë të sigurta në Shqipëri”./albeu.com

 


Shtuar 7.12.2021 14:20