Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ku po prezanton programin qeverisës, u drejtoi mesazh ministrave, deputetëve, zyrtarëve të lartë dhe krerëve të bashkive, se nëse do të akuzohen nga drejtësia të mos presin mbrojtje nga partia.
“As qeveria dhe asnjë nga ne 74 të mandatarit nuk do të përdorë as mikrofonin dhe kartonin për të mbrojtur këdo qoftë nga akuzat e organeve të drejtësisë. Në çdo nivel të ekzekutivit apo në drejtimin e qeverisjes vendore që mund të vendosen në akuzë të mbrohet vetë. Qeveria do të inkurajojë me fuqizimin e mekanizmave të njohur, apo inovativë nxitës të qytetarëve dhe mediave luftën kundër korrupsionit. E kemi besuar dhe e besojmë edhe më shumë sot reformën në drejtësi.
Sot këmba lëkundet nën këmbën e atyre që deri dje vrisnin, duke i përdorur prokuroritë si shampo, për ti bërë karshillëk një populli të tërë me flokët përpjetë. Partitë po e humbin fuqinë për ti rezistuar presionit të kohës. Askush që ka llogari të hapura me ligjin nuk fle më i qetë”, tha Rama./albeu.com