“Shembim çdo godinë pa leje”, Rama ironizon Bardhin: Me paratë do hapim kurse leximi për ju

Gjatë ditës së sotme në Parlament kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer fjalët e tij në lidhje me shembjet e ndërtesave dhe godinave pa leje ku ka theksuar se nuk do të tolerohet askush.

Një kundër reagim ka ardhur nga Gazment Bardhi i cili i ka thënë Ramës se pse nuk prishen ndërtimet pa leje të njerëzve afër qeverisë.

Rama-Bardhit: Nuk ka asnjë metër katror asnjë kat, asnjë zgjerim. Që nuk do i kthehet popullit. Le ta ketë bërë kush të dojë. Jeni të lutur të na ndihmoni, por ju nuk dini të lexoni. Me paratë që do mblidhen nga cdo godinë nga denoncimet tuaja, do hapim një kurs për tu mësuar juve leximin.”

Rama ka ftuar opozitarët që të denoncojnë, por nuk i ka kursyer ironitë duke thënë se do të hap kurse për t’i mësuar ata që të lexojnë.