Kryeministri Edi Rama postoi këtë pasdite një foto në Facebook, ku shohet ulur në gjunjë dhe krahë hapur përballë një fëmijë. Fotoja të jep përshtypjen se disa çaste pas shkrepjes, fëmija i është hedhur në krahë.
“Kur të del para tjetri dhe të kujton sa shumë je zgjatur, pastaj ti ulesh sa mundesh dhe ai të shikon sa shumë je zbardhur”, shkruan Rama.
Por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Në një video të siguruar nga Albeu.com shihet që fëmija jo vetëm nuk i afrohet, por shpërthen në të qara dhe largohet me shpejtësi nga Rama./albeu.com