Rama nuk përmbahet: Turp t’i vij atij shqiptari që voton Ilir Metën!

Meta është turpi më i madh që Shqipëria ka mundur të ketë në krye, ai turp duhet zhbërë në 25 prill dhe turp kush voton Ilir Metën…”

Kryeministri Edi Rama pak para mbylljes së fushatës elektorale në Tiranë ka ashpërsuar tonet ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Rama tha se ai është turpi më i madh që vendi ynë ka pas në krye, ndërsa shtoi se kush e voton atë turpëron veten, fëmijët, familjen, prindërit, të gjallë e të vdekur në shtëpinë e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Rama: Në 25 prill çoni në shtëpi Ilir Metën. Boll, mjaftë! Ilir Meta duhet të shkojë në shtëpi.

Ilir Meta është turpi më i madh që Shqipëria ka mundur të ketë në krye, ai turp duhet zhbërë në 25 prill dhe turp kush voton Ilir Metën, turpëron veten, fëmijët, familjen, prindërit, të gjallë e të vdekur në shtëpinë e tij.

Boll se nuk është Shqipëria peng i një njeriu që ka ikur dhe i ka lëshuar pëllumba dhe sorra bashkë. /albeu.com/

 


Shtuar 22.04.2021 19:32