Rama nuk njeh Orinda Hutën: Ajo “vajza” që më prezantoi

Personi që ka moderuar eventin e organizuar në Thumën për dhurimin e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit tragjik, është moderatorja Orinda Huta. Kjo e fundit prezantoi edhe kryeministrit Edi Rama, para se ai të dilte e të mbante fjalën.

Por, kreu i qeverisë, siç duket nuk e kishte idenë se kush ishte personi që e ftoi të ngjitej në podium. Teksa nisi fjalën e tij, ai iu referua moderatores si “ajo vajza”.

“Përderisa vajza që më prezantoi, përmendi edhe ato fjalët e muajit që kam postuar ditë pas dite, dua të them që jam i dhënë pas feve. Nuk jam as hoxhë as prift, nuk më vjen mirë kur dikush ngatërron atë që nuk duhet ngatërruar”, tha Rama./albeu.com