Rama nuk heq dorë: Fton Bashën në prani të komisionerit për Zgjerim

Edhe gjatë konferencës për mediat me komisionarin për Zgjerim, Oliver Varhelyi në Rinas, kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish kërkesën për bashkëpunim me opozitën.

Rama tha se opozita duhet të jetë bashkëpunuese dhe të vijojnë punët të cilat do të përmirësojnë klimën politike në vend, por dhe ekonominë.

Më tej, Rama theksoi se nuk dëshiron që mandati i tretë qeverisës të jetë si dy të parët, prandaj për këtë arsye i kërkon bashkëpunim opozitës.

“Bindja dhe vullneti im është që mos u ngjajë dy të parëve në aspektin e luftës së brendshme politike. PS do ta braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër, banale e krejt të panevojshme për vendin. Do ta mbajmë dorën e shtirë pa asnjë ndërprerje për PD. PD është e mirëpritur kurdoherë për mënyrën se si të vijojmë sa më parë punët.  Me ndihmën tuaj do jem dhe unë në gjendje tu shmangem debateve të tilla të kota mes partive.”-tha Rama.

Shtuar 5.05.2021 11:05