Rama: Njohja e patentave shqiptare nga Gjermania, në fazën e fundit të miratimit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa foto të mjediseve të reja të punës dhe shërbimit për drejtuesit e mjeteve nga të DPSHTRR në Fushë Prezë, Tiranë.

Një qytetar ka komentuar duke thënë se, ato ambiente luksoze janë të mbytura nga korrupsioni dhe injoranca.

Këtë koment Rama nuk e ka shmangur, por ka replikuar duke thënë se kush merr shërbime nga institucionet e Drejtorisë së Transporteve nuk të mby as injoranca e as korrupsioni, pasi çdo gjë është digjitalizuar.

Më tej Rama dhe dhe një lajm të mirë; procesi i njohjes së patentave shqiptare nga Gjermania është në fazën e fundit të miratimit nga Bundesrat.

Komentuesi: Me mire te ishin te shkaterruara nga jashte dhe te forta nga brenda, sesa keshtu, ku u beni ambjente luksoze, por te mbyt korrupsioni, injoranca, militantizmi e nepotizmi. Gjithsesi ti vazhdo tu japesh ushqim shpirteror kokebosheve qe te ndjekin. Ne fund te fundit nuk ke shume faj. Ata qe te kane vene dhe mbajne aty ku je, keshtu ta kerkojne ta luash pjesen.

Rama: Kush merr sherbime sot ne institucionet e Drejtorise se Transporteve e di mire se nuk te mbyt as korrupsioni, as injoranca, sepse sherbimet kalojne permes sistemeve digjitale qe nuk njohin as militante as kusherinj! Dhe kaq e vertete eshte kjo, sa qe e provon fakti qe procesi i njohjes se patentave shqiptare ne Gjermani, gje qe as nuk mendohej dot deri disa vite me pare, sot eshte ne fazen e fundit te miratimit ne Bundesrat, dhoma e landeve te Gjermanise! Sharjet e perqeshjet nuk jane argumenta./albeu.com


Shtuar 26.10.2021 14:07