Ditën e sotme kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashuara të Amerikës.
Rama pritet të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashuara, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme.
Në vizitën 4 ditore, është parashikuar edhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, më 15 shkurt në Uashington. Rama do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G./albeu.com/