Rama niset me urgjencë drejt Turqisë

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë në orën 15:00 të ditës së sotme drejt Turqisë. Mësohet se qëllimi i vizitës është sigurimi i vaksinës kineze, të cilën kryeministri njoftoi më herët që pritet të finalizohet ditën e sotme.

Ishte vetë kryeministri i cili nga Kamza u shpreh se ditën e sotme pritet të finalizohet marrëveshja me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş. Kontratë kjo që i hap rrugën futjes së vaksinës kineze në Shqipëri.

Edhe ministrja Manastirliu bëri me dije se vaksinat kineze pritet të mbërrijnë javën e ardhshme, duke hapur në këtë mënyrë rrugën e vaksinimit masiv.

 


Shtuar 24.03.2021 15:03

Tags: