Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të shtunë një takim në Dibër, në kuadër të nismës së këshillimit kombëtar.
Rama është shprehur se përmes këshillimit kombëtar, do të merret mendimi i qytetarëve për vendimet që qeveria duhet apo nuk duhet të marrë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se kanë zgjedhur që pyetësorin ta dërgojnë në shtëpitë e çdo qytetari si një mënyrë për të marrë përgjigjen nga të gjithë dhe kjo sipas kryeministrit do të bëhet në anonimat të plotë.
“Na vjen mirë që deri më tani ka pasur një reagim të konsiderueshëm nga qytetarët dhe ju si të gjithë e keni marrë pyetësorin e Këshillit Kombëtar në shtëpi. Që kryesisht më shumë është në shërbim të të moshuarve që nuk janë përdorues të teknologjisë. Këshillimi Kombëtar është pjesë e rrugës sonë për të ndërvepruar me qytetarë dhe për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjet e rëndësishme të qeverisë. Këtë nismë shpesh e cilësojnë të vonuar pasi duhej bërë që në fillim të mandatit të parë, por fakti që ne e ndërmarrim tani këtë nismë është shumë domëthënës për një të vërtetë të thjeshtë dhe ne duhet të përmirësohemi dhe të përpiqemi çdo ditë që të bëjmë më mirë dhe më shumë.
Ne e dimë shumë mirë historinë e emigracionit dhe të emigrantëve që punojnë për të kursyer dhe për të ndihmuar emigrantët. Shumë kursime të emigrantëve ndër vite nuk janë të formalizuara po nga puna e tyre në të zezë”, ka thënë ai./albeu.com/