Kryeministri Edi Rama, ka ftuar të gjithë greket që jo vetëm të pushojnë në Shqipëri, por edhe të investojnë. Në fjalën e tij para emigrantëve, kreu i shtetit u shpreh se “ka ndonjë politikan grek që vjen në Shqipëri për të protestuar dhe më pas humb zgjedhjet në Greqi”.
“Greket kanë qenë janë dhe do jenë gjithë një të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar dhe për të përfituar nga një regjim taksash më të ulët sa në Greqi.
Shqipëria nuk i krijon asnjë telash, por i krijon kushtet edhe ndonjë politikani greke që vjen të protestojë atje dhe pastaj vjen humb zgjedhjet këtu”, tha Rama.
Po ashtu, Rama tha se grekëve etnikë në Shqipëri, nuk i mohohet asnjë e drejtë dhe trajtohen njësoj si shqiptarët.
“Greket e Shqipërisë kanë hallë, kanë probleme.
Ne duhet dhe do bëjmë ende për ta, por e vërteta e madhe jashtë lojërave politike, por asnjë hall i tyre nuk është i ndryshëm nga hallet e qytetareve shqiptarë.
Në një vend si i yni që përparon përditë, por kur plagët e trashëgimisë negative janë ende jo të mbyllura.
Ama kurrë, asnjëherë në asnjë rast një grek etnik në Shqipërinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij.
Në asnjë rast, grekëve etnikë nuk i është mohuar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës, e pronës.
Kurrë, asnjëherë në asnjë rast qytetareve greke të Shqipërisë nuk i është mohuar e drejta e votës apo zgjedhjes”, u shpreh Rama.
Sa i takon pronave, kryeministri tha: “Nëse flasim për pronat, këtu ju jeni përfaqësia kombëtare e Shqipërisë.
E kush nga ju që ka një shtëpi apo një tokë në ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë mund të thotë të kundërtën, që ky është problem i Shqipërisë”.