Rama në Vaun e Dejës, i drejtohet kandidatit të opozitës: Mos u lodh kot, e kemi marrë ne stafetën

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vaun e Dejës ku po përmbyll fushatën elektorale. Gajatë fjalës së tij, Rama i bëri thirrje kandidatit të opozitës Zef Hilës të mos marrë më qafë njerëzit duke shpërndarë para për vota sepse është shumë vonë.

“Zef mos i merr në qafë njerëzit duke shpërndarë para për vota se është shumë vonë. Më beso mua, unë e di se ti nuk e bën këtë por mos lejo të tjerët të bëjnë kështu se po kapen shumë. Këta është e bukur se kur kapen thonë “po na vjedhin votat”. Zef është kryer kjo punë Kristjani do marrë stafetën. Ne nuk vijmë këtu për të thënë këtu hajdeni të gjithë e bëhuni socialist. Ne kur marrim drejtimin e një bashkie, nuk i ndajmë njerëzit për ne nuk ka majtas djathtas por drejt vetëm përpara për të majtët dhe të djathtët”tha Rama.


Shtuar 12.05.2023 15:42