Kryeministri Edi Rama, që prej dy ditësh, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot do të takohet me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.
Kujtojmë se dje Rama mori pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.
Ky takim i Ramës erdhi pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Kreu i qeverisë do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve./albeu.com