Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Kuccovës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Rama prezantoi kandidatin e PS-së, Kreshnik Hajdari, i cili rikandidon në krye të kësaj bashkie.
Nuk munguan akuzat dhe ironitë ndaj kandidatëve të koaliciont “Bashkë Fitojmë”. Kryeministri tha se kandidatët e Berishës dhe Metës përfaqësojnë faqen e zezë të Shqipërisë.
“Në 14 është një zgjedhje më e qartë se kurrë ndonjëherë. Nga njëra anë është PS me kandidatët e saj. Asnjë nga kandidatët tanë nuk ka rënë nga qielli, asnjë nuk është i përsosur, por ama kandidatët e tyre janë faqja më e zezë ndër shqiptarë. Janë kandidatët e faqes së zezë të atyre të dyve që i kanë marrë dhe i kanë vënë për t’u turrur nëpër bashkitë e vendit dhe për të marrë peng këdo që mund të marrin peng. Janë kandidatët e faqes së zezë të një gërdalle 80-vjeçare”, tha Rama./albeu.com/