Rama: Në buxhetin e vitit të ardhshëm 400 milionë euro janë parashikuar për rritje pagash

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mabjtur në Asamblenë e Zgjeruar të PS në durrës, theksoi se muajin e ardhshëm socialistët në Kongres do të përballen me një panoramë të situatës së përgjithshme ekonomike dhe politike.

Ai theksoi rritjen e shifrave të turizmit, ndërsa u shpreh se deri në vitin 2030 Shqipëria synon të arrijë shifrën e 20 milionë turistëve në vit.

Rama u shpreh se buxheti për vitin e ardhshëm ka 400 milionë euro të dedikuara për rritjen e pagave në sektorin publik, ku sipas tij në mes të vitit 2024 rroga mesatare do të jetë 900 euro.

Kjo është një parti e cila është shembull. Mendova që ja vlente në këtë fazë, në prag të kongresit të PS, për të bërë edhe një panoramë të situatës së përgjithshme ekonomike dhe politike, në funksion të sfidave tona. Duke u nisur natyrisht nga arritjet, por duke parë te arritjet edhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria dhe ne kemi detyrë ta çlirojmë sa më shumë.

Mbase është pak, por është e sigurtë që këtë vit ne kemi përjetuar të gjithë një moment domethënës kthese të mishëruar tek turizmi. Kemi arritur një shifër që dukej e paimagjinueshme pak vite më parë. Kemi arritur në muajin tetor, të kemi një kapërcim befasues të numrit të turistëve që kanë hyrë në vend. Nga 365 mijë në tetorin vjet, në 611 mijë këtë vit.

Kemi një nevojë në rritje për infrastrukturë mikpritjeje, por edhe nevojë për rritje të cilësisë së shërbimit. Jam i bindur që nëse do jemi ambiciozë dhe do bëjmë gjërat e duhur, ne padiskutim mund t’i afrohemi shifrës së 20 mln turistëve deri në vitin 2030.

Nuk ka pasur asnjë rritje të çmimit të energjisë në Shqipëri, por ka pasur një rritje në blerje nga importi. Nuk ka patur rritje për qytetarët, sepse diferencën mes çmimeve qeveria e ka mbuluar në mënyrë që fatura për çdo familje të mos ndryshojë. Po ashtu ne sot që përgatisim miratimin e buxhetit të vitit tjetër, shikojmë një tjetër shifër domethënëse.

Buxhetin e shtetit e kemi marrë 3 mld euro, sot e kemi 7 mld euro. Një buxhet 7 mld euro, i rritur në këtë periudhë me këto vështirësi të shkaktuara nga forca jashtë nesh, është një tjetër arsye për të parë se është hapur një portë e re për Shqipërinë. Paga mesatare në mes të vitit tjetër në Shqipëri do shkojë në 900 euro”, u shpreh ai mes të tjerash.


Shtuar 7.11.2023 18:12