Kryeministri Edi Rama, thotë se projekti i gazifikimit në Shqipëri është me rëndësi. Nga Bakuja e Azerbajxhanit, ku merr pjesë në Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Aliyev, Rama u shpreh se vendi ynë synon ndërtojë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë.
“Ndërkohë që flasim sot, Shqipëria është 100% e mbështetur si vend në energjinë e ripërtëritshme. Por ajo çfarë kemi nevojë të bëjmë dhe çfarë po bëjmë, është të diversifikojmë burimet tona të energjisë, që mbështetet kryesisht në burimet hidrike. Për ne, investimet në energjinë e qëndrueshme dhe të ripërtëritshme janë pa asnjë dyshim thelbësore. Nisja e dialogjeve për hidrogjenin në kontekstin e korridorit jugor të gazit, është e shumë rëndësishme. Së pari, ofron një mjet për trjatimin e shqetësimeve mjedisore në përputhje me objektivat golbale të qëndrueshmërisë.
Së dyti. përqafimi i hidrogjenit të gjelbër çel mundësi të reja ekonomike. Më lini të ndaj me ju, se miqtë tanë azerë kanë qenë të paçmuar në ekspertizën teknike për të hartuar skenarët më të mirë të mundshëm për shfrytëzimin e infrastrukturës sonë ekzistuese. Aktualisht në Shqipëri po kërkojmë të ecim përpara në procesin e gazifimkimit të vendit, kemi nisur duke shkuar në këtë proces gazifikimi kundër asaj që në traditën tonë hisotrike na ishte privuar.
Ne kemi qenë të izoluar nga Perëndimi, refuzuam të kishim marrëdhenie me imperializimin amerikan, por edhe socialimeprializmin sovjektik. Kështu, jetonim në një Kore të Veriut në mes të Evropës. Sistemet tona ishin thuajse jo ekzistuese dhe të shkëputura nga pjesa e tjetër e botës. Ja pse e vlerësojmë shumë këtë kapitull të ri. Synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë”, theksoi ai.