Rama: Në 2024 pensionistët do pajisen me kartën e tyre! Do e marrin pensionin në bankë

Kryeministri Edi Rama në kongresin e PS-së tha se në vitin 2024 pensionistët do të marrin kartën e tyre dhe pensionin do ta marrin nga banka.

Rama: Akoma sot në 2023 pensionet merren në zarf dhe pastaj dalin grupe kriminale brenda postës siç ishte një grup diku lart. Grupe të organizuar brenda postës që merrnin pjesën e tyre. Zarfet që shkojnë me korrierë, paguhej korrierë pafund me një sistem që kemi pasur një alet të vogël. Kishim dikur një aleat të vogël që tha se do bëhej më i madh se PS. Në 2024 ne pensionistëve do tu japim kartën e tyre dhe do e fillojmë tani projektin pilot dhe pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe kudo ku shkojnë do të përdorin kartën e tyre. Do na mërziten bankat.


Shtuar 8.12.2023 18:05