Rama: Do japim 5 mijë lekë të reja për pensionistët

Kryeministri i Shqipërisë ditën e sotme po mban një konferencë për shtyp me gazetarët ku ka njoftuar edhe mbështetjen që u jepet pensionistëve dhe familjeve në nevojë për ftesat e fundvitit.

Rama ka njoftuar se për pensionistët do të marrin  5 mijë lekë të reja ndërsa nga janari një tjetër masë të konsultuar me publikun për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur, të cilave do t’ju paguajë siguracionet shoqërore sikur janë në punë.

Edi Rama: Do japim 5 mijë të reja për pensionistët. Do mbështesim edhe familjet me ndihma ekonomike. Mbeten në vëmendje dhe në nevojë. Kemi marrë edhe vendimin që nga janari të aplikojmë një tjetër masë të konsultuar me publikun për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur./albeu.com

 

 


Shtuar 1.12.2022 13:09