Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga vizita e presidentes së Komisionit Europian, ursula von der Leyen në Tiranë.
Pamjet e shpërndara variojnë nga ato formalet nga ceremonia e pritjes së saj, deri tek vizita e zyrtares së lartë të BE në zyrën e Kryeministrit, apo në momente edhe më miqësore, kur Rama zgjedh t’i tregojë diçka në telefon dhe të dy janë duke qeshur.
Postimi i Ramës:
“Mirëmëngjes dhe me Fotoalbumin e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.