Rama ndan pamjet nga takimi me emigrantët në Milano: Shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për shqiptarinë

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me shqiptarët në Milano në Itali.

Këtë të hënë, Rama ka ndarë një video në llogarinë e tij në “Facebook”, nga momentet më të veçanta të këtij takimi me bashkëkombasit.

Kreu i shtetit, thekson se kjo takimi i djeshëm ishte shëmbëlltyrë e kohës së re për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Postimi i kryeministrit:

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, shembëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e për shqiptarinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.


Shtuar 27.05.2024 08:24