Rama ndan pamjet nga Durrësi: Qyteti më i pastër e më i gjelbëruar me mbjelljen e pemëve të reja

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësin pamje nga qyteti i Durrësit.

Kreu i shtetit, shkruan se ky qytet është më i pastër në pritje të sezonit veror, ndërsa në pamje duket edhe momentet ku mbillen pemë.

Postimi:

“MIRËMËNGJES
dhe nga Durrësi që në sezonin veror dhe në Vitin e Pyjeve i pret vizitorët më i pastër e më i gjelbëruar me mbjelljen e pemëve të reja në shumë lagje të tij, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 


Shtuar 31.05.2024 08:53