Mëngjesin e sotëm, me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga Ura e Mesit në Shkodër.
Kreu i qeverisë shprejhet se Ura e Mesit, është një destinacion që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës.
“Mirëmëngjes dhe nga Ura e Mesit, një destinacion që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës, duke u shndërruar në pikën e preferuar për të ruajtur kujtimet nga Shqipëria, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.