Këtë të mërkurë, përmes një postimi në llogarinë personale në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga punimet në kantierin e Urës së Bilçës në Berat.
Kreu i shtetit, e cilëson këtë investim si një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthej Bilçën, në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s.
Sipas Ramës, ky investim, do hapë një prespektivë të re zhvillimi edhe për ekoturizmin e këtyre zonave.
Postimi i Ramës:
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Urës së Bilçës në Berat, një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthej Bilçën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s, duke hapur një prespektivë të re zhvillimi edhe për ekoturizmin e këtyre zonave, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.