Rama ndan lajmin: Prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është shprehur se prej të mërkurës së 1 qershorit do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimshe.

Kreu i qeverisë thotë se do të nisë një epokë e re “për Shqipërinë patriotike” dhe sipas tij kjo bëhet në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë.

“Duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimëshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Komentet Rama i bëri përmes një postimi në Facebook, të cilit i ka bashkangjitur edhe një video./albeu.com/