Rama ndan “lajmin e madh”: Meta sot do të dekorojë një parukiere

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës ka sulmuar sërish kreun e shtetit Ilir Meta, duke e quajtur “kandidati zyrtar i LSI” në këtë qytet për zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i qeverisë thumboi aktivitetin e Presidentit Meta i cili do mbahet sot ne Parkun Kombëtar ‘Apolonia’ në Fier, per vleresimin e personaliteteve te shquara te artit e kultures se ketij qyteti, kur tha se “sot do dekoroje nje parukiere”.

“Presidenti ka…ose më saktë Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë.

S’ka asnjë problem, natyrisht që ai bën një fushatë atipike skutave me subjekte te ofl i shoqëruar me gjykatës e prokurorë që janë nxjerrë jashtë nga procesi i vettingut dhe ëndërrojnë revanshin nepermjet Saliut dhe Ilirit qe qellim kryesor te revanshit kane rimarrjen në duar të drejtësisë, zhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës.

Ilir Meta shpërndan dekorata, tani lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktoren në Vlorë nuk e di kujt do t’i bjerë, por në rast se parukierja jote s’do dekorohet sot thuaj nga ana ime se këto janë thjesht teneqe të shpërndara për arsyet që diskutojmë dhe përvec shpërndarjes së teneqeve presidenti ofron dhe divergjenca si përshembull nxjerren nga burgu të vëllait të x dhe kunatit të y.

Por besoj se këto gjera do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’ja dhënë dërrmën këtyre forcave krejtësisht në kundërta me historinë që ne po bëjmë bashkë e ne 25 prill te vazhdojme punen”, tha Rama.


Shtuar 10.04.2021 10:24