Rama ndan lajmin: Do rrisim pagat! Kush përfiton

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria do të rrisë pagat për disa profesione të veçanta.

Komentet Rama i ka bërë teksa ka zhvilluar një takim ditën e sotme për ecurinë e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet.

“Në një vend  si i yni kemi taksat më të ulëta, s’ka asnjë vend në Evropë e rajon me taksë 0 për biznesin e vogël siç e kemi ne. Nga ana tjetër taksa për biznesin e madh më e larta në rajon e kemi ngritur ne dhe kem i qenë shumë të vetëdijshëm se është gjëja e duhur që kemi bërë. S’do të rrisim  asnjë taksë por kjo prezumon që të gjithë të marrin përsipër pjesën e tyre. Do rrisim dhe pagat në sektorin publik për ushtarakët mësuesit mjekët infermierët etj dhe besoj se është një frymëmarrje e rëndësishme”, tha Rama./albeu.com/


Shtuar 16.05.2022 11:53