Rama ndan foto nga oborri i OKB në SHBA: Shqipëria drejton sot një nga seancat më të rëndësishme të dekadës në Këshillin e Sigurimit

Shqipëria do të mbajë sot drejtimin e një prej seancave më të rëndësishme të dekadës së fundit në Këshillin e Sigurimit në OKB, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive.

Kryeministri Edi Rama pak para nisjes së mbledhjes, ka ndarë një foto nga selia e OKB-së, ndërsa i uron shqiptarëve një ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES
dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Java e rëndësishme e OKB ka bërë bashkë në SHBA, presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama me një axhendë të ngjeshur takimesh. Begaj do të mbajë fjalën në emër të Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme ndërsa Rama do të prezantojë 2 nisma në Këshillin e Sigurimit, të ndërmarra nga vendi ynë që mban presidencën e këtij institucioni.

 


Shtuar 20.09.2023 08:21