Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka kërkuar anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj force politike që të marrin pjesë në protestën kombëtare të zhvilluar sot.
Thirrja e tij vjen pavarësisht sloganeve që dëgjohen kundër tij gjatë grumbullimeve në shesh dhe marshimeve të mbrëmjes, ku përsëritet edhe kërkesa “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Të lidhura
None found
Berisha deklaroi se Partia Demokratike po vijon punën në përputhje me udhëzimet e miratuara në Kuvendin e fundit, duke u përqendruar te organizimi, dixhitalizimi dhe hartimi i vizionit.
“Ndërkohë, të dashur miq, PD po vazhdon aktivitetin e saj në përputhje me direktivat e Kuvendit të fundit, organizimit, dixhitalizimit, vizionit dhe këtu çdo ditë punohet me intensitet në këto drejtime.
Por unë dua ta mbyll këtë përshëndetje të shkurtër me thirrjen tuaj, sot është një ditë shumë e veçantë për protestën.
Sot, shqiptarë nga mbarë bota do të jenë të pranishëm në bulevardin e protestës, në uraganin e lirisë. Ndaj ftoj të gjithë demokratet e demokratët të jenë sonte pjesë e këtij uragani që ka tronditur dhe e ka bërë të pashpresë regjimin e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.
