Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij pas nënshkrimit të 4 marrëveshjeve në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd ka përgënjeshtruar fjalët e tij në lidhje me marrvëshjen Kosovë – Serbi.
Rama tha se është shprehur se Kosova und të mos kishte shpenzuar kaq shumë energji për të arritur këtë marrëveshje nësë do të ishte pjesë e kësaj nisme.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Çfarë kontribut kishte Open Balkan në këtë marrëveshje, ju personalisht keni luajtur një rol në këtë marrëveshje. E di që kam të drejtën për të bërë vetëm një pyetje, por dua dhe një përgjigje nga zoti Vuçiç, kur e ndërmorët këtë nismë, thatë që do të ndihmojë në integrimin e vendeve të Ballkanit në BE
“Faleminderit për pyetjen Elia, më vjen shumë keq sepse kam respect dhe ti hyn tek gazetarët që realisht respektojnë profesionin e tyre, por edhe ti sit ë tjerët je pjesë e një kohe që e ka kthyer transformimin e atyre që thuhet në tituj që s’ka lidhje me atë që thuhet. Nuk kam thënë asnjë të ngjashme me atë që ti citove, kam thënë një gjë tjetër. Zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatsë dhe të përsëritur, është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur në sensing që të gjithë këtu qarkullojme me karta identiteti, prej kohësh. Sot, ata që kalojnë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, lëvizin me karta, nëse Kosova do të ishte në Ballkanin e Hapur, dhe nuk do të refuzonte, siç bëri me këmbëngulje, do të kishte ndodhur më shpejt. Thashë që është kjo frymë, kjo rrugë. E kam thënë shumë hapur, ia kam thënë dhe vetë Presidentit Vuçiç veç, dola në përfundimin për frymën”, tha tani Rama.
Çfarë tha Rama më herët?
Kryeministri Edi Rama ia atribuoi Ballkanit të Hapur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që finalizua dy ditë më parë duke bërë të mundur udhëtimin mes dy vendeve dokumentet e tyre të identifikimit.
Në fjalën e tij të mbajtur në ditën e dytë të Samitit në Beograd, Rama tha se këtë gjë e ka pranuar edhe para një gazetareje serbe duke i thënë se gjithçka mund të ishte bërë edhe më herët, pa humbur shumë energji, por që është krenar që është arritur falë kësaj nisme./albeu.com