Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka thënë se ajo është politikania që ka bërë më shumë për rajonin sesa të gjithë, pas luftës.
“Do të them që kjo është njëkohësish një ditë e bukur për ne dhe një ditë e trishtuar. E bukur sepse kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, shqiptarëve dhe njëkohësisht e trishtuar sepse në një farë mënyrë kjo ëhstë edhe vizita e lamtumirës e Angela Merkel i kancelare e Gjermanisë. unë besoj që askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë se sa kancelarja gjermane dhe ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane. Me kancelaren është gjithmonë një problem, se pse nuk i ka qejf fjalime me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë edhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me atë që ajo bëri duke inicuar procesin e Berlinit, një proces i cili është një vizion largpamës, jo thjeshtë për të kaluar një fazë disa vjecare, por për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku dhe përtej të gjitha rezultateve konkteret në aspektin e fushave që mbulon procesi i Berlinit arritja më e madhe është vendosja enjë frymë bashkëpunimi, bashkëveprimi të së ardhmes së përbashkët. Sot ishte privilegj që kancelarja të ishte ne Tiranë, në pamundësi për të vizitat të gjithë vendet dhe këtu të kishim takimet bilaterale me liderët e rajonit tonë dhe i shpreh mirënjohje për atë që Gjermania ka bërë për Shqipërinë dhe për të që kancelarja personalisht ka bërë për rajonin. Nga an tjetër duke e respektuar maksimalisht faktin që kancelarja është një lider që drejton Gjermanin prej shumë vitesh, por q ë asnjëherë nuk ka munguar t;’i jap zemër politikës europiane, por njëkohësisht është gjermane dhe kohën e ka të shtrenjtë, Sot Ballkani është një vend shumë më i mirë se sa ishte para se Merkel të niste procesin e Berlinit”, tha Rama./albeu.com