Rama mbledh në Pogradec ministrat dhe drejtuesit socialistë, në prag të Asamblesë së PS

Me afrimin e fundit të gushtit, Partia Socialiste, e cila po drejton vendin në mandatin e katërt, po hyn në një fazë të ngjeshur politike të iniciuar nga Edi Rama.

Kryeministri ka planifikuar dy takime të rëndësishme në Pogradec, të cilat nisin këtë fundjavë dhe vijojnë në fillim të javës së ardhshme.

Të lidhura

None found

Të dielën, në orën 11:30, në vilën qeveritare të qytetit liqenor pritet të mblidhen 12 drejtuesit politikë të qarqeve së bashku me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare.

Sipas burimeve nga PS, diskutimet do të përqendrohen te dokumenti “Besa” dhe te materiali tjetër i titulluar “Prania e Besës”, i cili iu dorëzua grupit parlamentar socialist në fund të korrikut.

Rama pritet të marrë prej këtij takimi vërejtje dhe sugjerime për dy dokumentet, me synim përpunimin e tyre dhe hartimin e një versioni përfundimtar. Në axhendë do të jenë gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Pasditen dhe mbrëmjen e së dielës, kryeministri do të darkojë me drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat. Takimi pritet të shërbejë për uljen e tensioneve të gushtit përpara vlerësimit të performancës që do të zhvillohet të hënën.

Gjatë mbledhjes informale të qeverisë, e njohur si “retreat”, ministrat do të paraqesin raportet për punën e dikastereve të tyre gjatë periudhës janar-gusht 2026.

Këtë herë, ndryshe nga retreatet e mëparshme, në takim nuk do të jenë të pranishëm zëvendësministrat. Pjesëmarrja do të kufizohet te ministrat dhe drejtorët e agjencive që varen prej tyre.

Ashtu si në mbledhjet e ngjashme të viteve të kaluara, pjesë e raportimit të secilit ministër do të jetë edhe aktiviteti mediatik dhe prania në rrjetet sociale.

Axhenda politike e Ramës nuk përfundon me takimet e Pogradecit. Burime nga PS bëjnë të ditur se Asambleja Kombëtare Socialiste mund të mblidhet në javën e parë të shtatorit.

Mbledhjet e mëparshme të kësaj strukture janë përdorur nga Edi Rama për të njoftuar ndryshime në kabinetin qeverisës.

Një prej pikëpyetjeve kryesore është nëse kryeministri do ta shfrytëzojë këtë asamble për të ndryshuar drejtuesit e të paktën 6 ministrive.

Numërimi mbrapsht tashmë ka filluar.


Shtuar 21.08.2026 19:52

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet