Rama: Mbërrijnë 40 800 doza të vaksinës AstraZeneca në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku njofton se në Tiranë kanë mbërritur 40 800 doza vaksine AstraZeneca.

Postimi i plotë

Aeroporti “Nënë Tereza” – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë?

? Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari ??

#ShqipëriaBuzëqesh?
#SkaKohëPërPushim??‍♂️


Shtuar 2.06.2021 19:41