Ditën e hënë, 16 janar, nisi takimi i i përvitshëm i Forumit Ekonomik Botëror.
Qyteti i vogël i alpeve zvicerane po mikpret mbi 2,700 pjesëmarrës, ku ndër ta liderë shtetërorë, drejtues të kompanive më të mëdha në botë dhe aktorë nga shoqëria civile.
Pjesëmarrës në forum është kryeministri Edi Rama, i cili foli dje për sigurimin e infrastrukturave kritike, në kuadër të sulmeve kibernetike që ka përjetuar vendi përgjatë muajve të fundit.
Ndërsa sot, së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, Rama foli në panelin “Zgjerimi i Horizonteve të Europës”.
Dy liderët ballkanikë floën për nismën e Komunitetit Politik Europian, por edhe për rëndësinë e fqinjëve të Bashkimit Europian në këtë kohë lëvizjesh gjeopolitike.
Sakaq një foto nga Forumi ka tëhequr vëmendjen e lexuesve në rrjetet sociale.
Në foto të pranishëm janë Rama, Vuçiç dhe lidërë të tjerë të cilët janë duke dëgjuar fjalimin e Ramë, i cili është çuar në këmbë dhe flet.
Ajo që tërheq vëmendjen është presidenti serb, i cili është ulur në cep të sallës, ndërsa duket disi i mënjanuar nga pjesa tjetër e panelit./albeu.com/