Lirohet nga detyra zv. Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini.
Tomini është liruar nga detyra ditën e sotme me një vendim të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që nuk dihen arsyet e këtij vendimi.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI: Znj. Eugena Tomini, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim./albeu.com/