Rama kujton se shqiptarët kanë para për pushime jashtë: Shyqyr që ra pandemia, njohën Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Përmet ku është takuar me gra të cilat sipas tij me , me vizionin e me karakterin tyre kanë çarë rrugën e krijimit të bizneseve në funksion të turizmit.

Gjatë bisedës Rama është shprehur se ishte pandemia ajo që i detyroi shqiptarët të njohin vendin e tyre, dhe të mos udhëtojnë jashtë.

“Më kujtohet një mik që sdua t’ja përmend emrin, e takova këtu në Përmet, ishte me familjen dhe më tha: U bë të themi, rroftë pandemia se ndryshe nuk do kisha njohur Përmetin”.

Por miku i Ramës, duket se nuk është si shumica e shqiptarve që jo vetëm që nuk shkojnë dot jashtë, por nuk bëjnë dot pushime as në bregdetin shqiptar. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 11:55