Rama-kryebashkiakëve për prokurimin publike: Mos luani me zjarrin

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët në vend, u ka bërë thirrje të mos përzihen me problemet e prokurimit publik, përndryshe do ta pësojnë.

“Progresi në garantimin e rendit publik është i madh, prandaj Prokurimet Publike janë arsyeja e parë që iu mblodha. Reagim i menjëhershëm deri në fund të mandatit për të garantuar cilësi, transparencë dhe shpejtësi. Paketa përmirëson kuadrin rregullator në Shqipëri.

Mos u përzieni me problemet e prokurimit publik, mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë të gjithë mbështetjen time dhe të PS  kundër kujdo ndër ju  që do të luajë me zjarrin. Kam kërkuar reformim për prokurimet publike.

Ndër procedura te asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme në hartimin e kritereve prandaj bashkive u janë dërguar rekomandime. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe skanë bërë rregullime në proces. Është fakt i njohur botërisht se hartim i ikritereve të veçanta për kualifik,im, qepja me dorë e tenderit si kostum me porosi e cënon shkallën e pjesëmarrjes”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 9.07.2021 12:32