Rama komenton publikisht për herë të parë përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme edhe për mua!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë përplasjen që pati me deputeten e PS-së, Elisa Spiropali, në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së me qeverinë.

Rama hodhi akuza ndaj mediave, të cilat, sipas tij, nuk raportuan për ato që u diskutuan për më shumë se 7 orë, por u morën vetëm me përplasjen e tij me Spiropalin.

Të lidhura

None found

Sipas kryeministrit, “njerëzit kanë halle të tjera” dhe jo të merren me lojëra fjalësh.

Rama: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme edhe për mua, që nuk ka më se çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, për të diskutuar tema specifike. I kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave dhe çështjes së shërbimit të Kadastrës dhe reformës në të; pastaj flasim për Reformën Territoriale, ku kryetari bën analizën, më pas zhvillojmë edhe një tjetër sesion për temat e komunikimit etj. Fillojmë në orën 11 dhe dalim në orën 6, dhe mediat kombëtare, nuk po diskutoj “tenxheret e vogla të mbushura me helm”, media kombëtare raportojnë për publikun se çfarë i tha Edi Rama njërës dhe çfarë i tha tjetrës. Njerëzit kanë votuar dhe kanë halle të tjera.


Shtuar 31.03.2026 17:04